Dinamo vazhdon fazën përgatitore, por edhe merkaton. Pavarësisht se nuk ka asnjë zyrtarizim për Jorgo Meksin, duket se ky i fundit është në bisedime të avancuara me dinamovitët dhe së shpejti do të jetë pjesë e tyre.

Por “blutë” nuk do të ndalen me kaq, pasi kanë gati një tjetër goditje në merkato. Mory Bamba pritet të jetë sulmuesi më i ri në organikën e Dinamos.

Talenti nga Bregu i Filidishtë është një lojtar që bën shumë role në repartin ofensiv, ku mund të luajë pa problem në të dyja krahët.

20-vjeçari gjithashtu ka një karrierë të gjatë në Itali, ku është aktivizuar me moshat U17 dhe U19 të Romës, por ka luajtur edhe tek Livorno. Gjithashtu Bamba ka qenë pjesë e Leixoes në Portugali.