Dinamo është shumë pranë goditjes së madhe në merkato.
Klubi blu i kryeqytetit ka arritur akordin me sulmuesin nga Mozambiku, Rexhinaldon.
31-vjeçari, i cili ndodhet lojtar i lirë, ditë më parë ka pasur një dakordësi me ekipin e Teutës, por bisedimet patën një ngecje dhe Dinamo hyri për ta bërë për vete sulmuesin që ka spikatur para disa vitesh në Kategorinë Superiore.
Rexhinaldo në Superiore ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me fanellat e Luftëtarit dhe Laçit, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte skuadra kazake e Akzhajikut./PANORAMA-SPORT/