shkodrasport.com
Dinamo “provokon” Vllazninë: Ju mundim brenda në Shkodër!
Mund të duket vërtetë e çuditshme por është mëse realitet. Futbollistët e Dinamos po “provokojnë” ata të Vllaznisë me deklarata nga më të ndryshme ditët e fundit në media. Njëri thotë, “padiskutim që shkojmë për të marrë tre pikë në Shkodër”, tjetri thotë “Vllaznia ka Vajushin, ne kemi Kulin” etj. Dinamovitët janë të fundit në renditje dhe deri tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm tre pikë duke zhvleftësuar dënimin e dhënë nga UEFA me të njëjtën kuotë pikës. Që do të thotë se ata e nisin kampionatin në javën e 12-të. Pikërisht në Shkodër dhe prandaj duan ta nisin me turr. Deklarata të tilla kaq entuziaste për futbollistët e rinj mund të konsiderohen pozitive për këtë skuadër sepse ajo ende tenton mbijetesën. Por ajo që çudit është se askush nuk e llogarit Vllazninë favorite për të fituar, qoftë edhe kur ajo luan në “Loro Boriçi”. Kjo do të thotë se vlera e kuqebluve në “bursë” ka rënë shumë. Trajneri Rudi Vata po tenton të ngrejë moralin e kësaj skuadre madje ai është shumë optimist aq sa tashmë Vllaznia para çdo ndeshje deklaron se shkon për të fituar. Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe pikërisht kjo situatë, “u ka dhënë zemër’ kundërshtarëve. Të gjithë thonë “shkojmë në Shkodër për të marrë fitore”, në Shkodër luhet futboll” etj. Vllaznia nuk duhet të jetë kaq e lehtë për ekipet e tjera. Dhe këtë duhet t’ua tregojë në fushën e lojës.