Futbollisti nga Puka Taulant Marku u largua sot nga Korabi, por do të mbetet në Kategorinë e Parë. Burime të besueshme pranë tij bëjnë me dije për Newsport.al që është gjetur akordi me Dinamon.
Brenda këtyre ditëve pritet qe sulmuesi pukjan i cili me pare ka luajtur edhe ne Superlige, të prezantohet në ambientet e klubit blu, për të nisur menjëherë nga puna me trajnerin Nevil Dede.
28-vjeçari pukian shihet si një përforcim i rëndësishëm për ekipin kryeqytetas që në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë. Prej dy vitesh pjesë e Korabit, në edicionin e fundit Marku shkëlqeu duke u aktivizuar në 30 ndeshje me 14 gola të shënuar.
Sulmuesi pritet të japë kontributin e tij në arritjen e objektivave sezonalë. Trajneri Dede ka qene njeriu qe e ka kerkuar me ngulm tek skuadra dinamovite kete futbollist dhe duket se tashme kalimi i tij te Dinamo eshte thjesht çeshtje oresh.