Dinamo do tentojë këtë sezon të rikthehet në Superiore, mision që në fakt duket mjaft i vështirë. Blutë e kryeqytetit vjet e mbyllën në pesëshen e parë dhe tani kërkojnë të jenë protagonistë. Gjithsesi do të duhet të bëjnë merkato cilësorë për këtë.
Ajo ka nisur dhe “Sport Ekspres” mëson se për portën kanë rënë dakord me portierin Erkan Spahija.
Shkodrani pritet të jetë numri një i Dinamos sezonin e ardhshëm. Sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Kastriotit, që tanimë është ngjitur në Superiore.
Spahija nuk pati hapësira te krutanët, që i besuan Klajdi Kukës mbrojtjen e kuadratit. Më parë ai ka provuar të luajë në elitën e futbollit shqiptar me Korabin. Tani do të aktivizohet te Dinamo dhe do mundohet të tregojë vlerat e tij./sport-ekspres/