Pas tete fitoresh rradhazi ne kampionat, Vllaznia eshte rikthyer serish tek humbja ne kampionat. Ka ndodhur keshtu ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne Peze- Helmes teksa ajo eshte mundur me rezultatin 0-2 nga Dinamo.
Duhet thene se shkodranet ndonese kane luajtur me formacionin e tyre me te mire, nuk kane zhvilluar ndeshjen e duhur dhe kuptohet, kjo ndoshta e motivuar nga fakti qe tashme e kane arritur objektivin e tyre ne kampionat.
Ne pjesen e pare ka qene Kolgecaj ai qe do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 38-te me nje gjuajtje nga jashte zone. Ne te dyten, Vllaznia iu afrua golit te barazimit ne 2-3 momente por nuk ka ndodhur keshtu.
Madje ne minuten e 85-te ka qene Çema ai qe ka dyfishuar shifrat per Dinamon dhe me pas deri ne vershellimen e fundit te arbitrit, nuk do te ndodhte asgje me ne fushen e lojes.
Dinamo fiton kesisoj 2-0 ndaj Vllaznise e cila do kete edhe dy sfida te tjera per te luajtur deri para finales me Bylisin por kuptohet qe duhet ndryshuar menyra e te luajturit dhe perkushtimi ne fushe sepse nese luhet si sot, titulli kampion i kategorise se pare, mund te humbet.