Futbolli në Shkodër shpeshherë ka “prodhuar” edhe shumë familje sportive. Bashajt, Grudat, Ndojët etj, janë disa prej tyre. Por në fakt duket se po lind edhe një “dinasti” tjetër, ajo e Bizëve. I madhi Sabahi ka qenë i pari që ka shkruar historinë e këtij sporti në Shkodër e Shqipëri, me Vllazninë, Partizanin e kombëtaren shqiptare (pa lënë mënjanë edhe të vëllezërit që ishin shumë të lidhur me futbollin.
Pas tij, erdhi i biri- Brikenoja që luajti me sukses me Vllazninë por edhe me Partizanin etj. Por, tashmë në skenë ka dalë edhe një pjestar i tretë i kësaj familje. Bëhet fjalë për Sabionin, djalin e Brikenos dhe nipin e Sabahit. Ai luan aktualisht me ekipin U-12 të Akademisë Vllaznia që drejtohet nga trajneri Ferid Borshi.
Sot ai ka qenë në fushë me numrin 10 mbi shpinë duke luajtur por interesant se për ta parë atë duke luajtur kanë edhe edhe babai dhe gjyshi i tij. Prania e këtij të fundit sigurisht që ka spikatur pikërisht për faktin se ai vuan me shikimin megjithatë ka qenë në tribunën e “Reshit Rusit” për ta shijuar klasin e Sabionit nga të thirrurat dhe të bërtiturat e tifozëve të tjerë. Ky padyshim që është emocioni që të jep ky sport.
© shkodrasport.com