Gjatë një interviste, ish-portieri dhe trajneri i Lazios, Juventusit e kombëtares italiane, Dino Zoff, ka folur për VAR-in dhe gabimet arbitrale. Ai është shprehur kështu: “Nuk dua të hyj shumë në detaje për vendimet arbitrale. Fatkeqësisht, shoh shpesh penallti të dhëna me lehtësi, dhe nuk po flas vetëm për Lazion.

VAR-i është i dobishëm për pozicionet jashtë loje apo episode të dukshme, por nëse e përdor për çdo kontakt të vogël, humbet thelbin e futbollit. Ndonjëherë jam i detyruar të fik televizorin, sepse nuk e njoh më këtë sport si lojë kontakti.

A nuk është më futbolli një sport kontakti me përdorimin e VAR-it? Nëse përdor VAR-in për çdo gjë të vogël, atëherë po, kontakti zhduket. Duhet një ekuilibër. Dhënia e penalltive ose kartonëve me lehtësi prish ndeshjet. Futbolli duhet të mbetet një lojë, jo të kthehet në një proces të vazhdueshëm teknologjik.

Është si të ndëshkosh një gabim të vogël me një dënim disproporcional. Penalltia është një vendim i rëndë dhe duhet dhënë me maturi. Më vjen keq të dukem antipatik kur flas për këtë temë, por më shumë se një herë më ka ndodhur të fik televizorin pas vendimeve të çuditshme të VAR-it”./telesport/