Vllaznia diten e djeshme ka bere nje hap te gabuar duke humbur ne shtepi me rezultatin 0-1 ndaj Kastriotit. Nje humbje qe ka “djegur” shume sepse te gjithe e kane menduar ndryshe. Pavaresisht ndonje mungese ne skuader, gjithsesi ky nuk eshte justifikim.

Trajneri Josa perpos 11 titullareve te hedhur ne fushe nga minuta e pare, provoi te hedhe ne te dyten edhe tre sulmues te tjere, A.Hoxhaj, Çoba e Kaina, si dhe mesfushorin Boshnjaku.

Ky i fundit zuri vendin e Alivodes, por duhet thene se ende nuk eshte ai lojtari qe jemi mesuar te shohim ne ndeshjet e para te kampionatit. Periudha qe ka mbetur jashte skuadres si rrjedhoje e demtimit, kuptohet qe ka lene pasojat e veta.

Megjithate e rendesishme eshte qe ai tashme i ka lene pas problemet dhe nga java ne jave do ta kape formen e tij dhe kjo kuptohet qe do te jete ne te miren e Vllaznise. Sezoni gradualisht po shkon drejt fundit dhe skuadra ka nevoje per kualitetin e Boshnjakut./SHKODRA-SPORT.COM/