Terbuni i Pukes ka shperdoruar nje mundesi shume te mire per te mundur Besen dhe per te qene ne mes skuadrave te kreut te renditjes ne kategorine e pare. Ai eshte mundur brenda ne fushen e tij me rezultatin 1-0 nga kavajasit.

Nje rezultat ky qe ka zhgenjyer se tepermi drejtuesit e klubit dhe ne veçanti tifozet pukjane, megjithate trajneri Alert Alcani mendon se ne rezultatin perfundimtar te ndeshjes ka patur ndikimin e vet edhe arbitrimi.

“Jam i pakënaqur sa i takon gjykimit. Ne dominuam dhe i përgëzoj lojtarët për lojën, edhe pse i kishin të gjitha mundësitë ta mbyllnin pjesën e parë me fitore. U treguan të pasaktë para portës kundërshtare.

Duhet thënë se edhe terreni paraqiti probleme. Shirat e rënë, madje edhe gjatë takimit e bënë të rrëshqitshëm. Ishim përgatitur ta fitonim këtë sfidë, por ndodhi e kundërta.

Në të 74-ën gjyqtari kryesor nuk u mor vesh me të katërtin dhe ky qe momenti që favorizoi kavajasit për golin. Në fund, dua të falënderoj të gjithë tifozët, që edhe pse binte shi na përkrahën deri në fund”, tha Alcani.