Nga Endri ÇINARI
Ndeshjet shtëpiake kanë qenë me të vërtetë një pikë e fortë e Vllaznisë këtë sezon. Ku shkodranët nga 15 duele të zhvilluara në “Loro Boriçi” kanë grumbulluar 28 pikë. Duke qenë skuadra e tretë me ecurinë më pozitive në duelet shtëpiake, ku para shkodranëve qëndrojnë Dinamo me 33 pikë në shtëpi dhe Egnatia me 32 pikë të grumbulluara në ndeshjet si pritëse.
Humbja ndaj Skënderbeut në javën e 30-të të Superiores ishte e treta këtë edicion në shtëpi për kuqeblutë. Ekipi i Brdariç nuk humbiste në shtëpi apo një ndeshje mes kampionatit dhe kupës prej 9 takimesh.
Ku për herë të fundit 9 herë kampionët e vendit ishin mposhtur dhe konkretisht me një ndeshje në shtëpi, në datën 26.01.2025. Do ishte Egnatia që në kuadër të javës së 22-të mposhte shkodranët me rezultatin 0-2.
Disfata tjetër shtëpiake që ka pasur Vllaznia këtë edicion ka qenë ndaj Dinamos në javën e 16-të. Do ishin blutë që me rezultatin 2-3 në Shkodër do i shkaktonin kuqebluve humbjen e parë në shtëpi këtë edicion në kampionat. E ndërsa me humbjen e fundit kundër Skënderbeut, bëhen 3 disfatat që shkodranët kanë pësuar në 15 ndeshje si pritës.(www.shkodrasport.com)