Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për sa i përket gjithçka ka ndodhur në javën që lamë pas në futbollin shqiptar, në të gjitha kategoritë.
Pas marrjes në shqyrtim të rasteve, për sjellje të gabuar të spektatorëve, janë ndëshkuar dy skuadrat e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani. Të kuqtë dhe bardheblutë do paguajnë gjobat respektive.
Për hedhjen e sendeve në fushë, drejtësia sportive në vend ka vendosur që Skënderbeu të luajë katër ndeshje pa tifozë. Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta, për korçarët shtohet edhe një hall.
Gjithsej, në total, në fletoren zyrtare të institucionit të futbollit, janë publikuar 16 vendime, të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë.
Vendimet:
1 KF Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
2 KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
3 KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
4 KF Skenderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në aplikim të Nenit 32 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të Nenit 32/4 të KDS do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
5 Lojtari i FK Tomorit, Sali Kumani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
6 FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7 KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
8 KF Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21 kundër KF Tirana U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
9 Lojtari i FC Gramozi, Rigels Kamber, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10 Lojtari i KF Kelcyra, Daniel Karepi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11 Zyrtari i AF Shqiponjat 2017 – U17, Florian Likja për protestë me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12 Lojtari i Besëlidhja U-17, Algert Dushi për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në ndeshje, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13 Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj për protestë me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14 Lojtari i Football Republic U-19, Enes Doku, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15 Lojtari i KF Vllaznia U-19, Klaudio Kodra për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16 Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF Korabi Nikolin Duka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.