Komisioni I Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të gjykuar ecurinë e javës futbollistike që lame pas. Sfida e cila kishte vëmendjen më të madhe ishte ajo mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” (5-1) e luajtur në ditën e premte.
Komisioni I Disiplinës nuk e ka kaluar pa dënuar të dyja Klubet kryeqytetase dhe kjo për shkak të sjelljeve të gabuar të tifozërive përkatëse. Klubi I Tiranës është dënuar sërish me 500 mijë lekë të reja, ndërsa Klubi I Partizanit me 300 mijë lekë. Për klubin bardheblu është dhënë dhe nëj urdhër për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve. Komisionit të Disiplinës nuk i ka shpëtuar as Klubi i Teutës, të cilët janë dënuar po me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 02.03.2020
1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.