Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e rradhës e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së i cili ka marrë në shqyrtim ndeshjet e javëve të fundit të të gjitha kampionateve të zhvilluara. Ndër ekipet e Shkodrës, bien në sy vetëm vendimet për pezullimin dyjavor të dy pjestarëve të ekipit U-19 të “AAS”, të zyrtarit Elis Dervishi dhe të futbollistit Fatjon Marku. Ja vendimet e plota të marra ditën e sotme nga Disiplina:

1. “Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200,000 (dyqind mijë) Leke.

2. Lojtari i KF “Laci”, Taulant Sefgjini, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Besa”, Ervis Kaja, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Apollonia” paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës.

5. Zyrtari i KF “Apollonia”,Ndricim Kashami, për protesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

6. KF “Tomorri”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobë me masën 100,000 (njëqind mije) Lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.

7. Lojtari i KF “Gramshi”, Mikel Goga, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. KF “Adriatiku Mamurras” për mos paraqitje në ndeshje me KF “Klosi” planifikuar të luhej me datë 29.10.2017,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbritën 3 pikë nga klasifikimi.

9. Lojtari i “Akademia AAS” U-19, Fatjon Marku, për sjellje jo sportive ndaj publikut, në bazë të Nenit 48/1.c) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i “Akademia AAS” U-19 Eli Dervishi, për prostesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i “Elbasani” U-19, Mikel Canaj, për prostesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivtieti.

12. Zyrtari i KF “Butriniti” U-19,Sokol Bogdo, për prostesta të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivtieti.

13. Lojtari i KF “Butriniti” U-19, Mariglen Mekshi, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Apollonia” U-19, Ledion Mehmeti, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Apollonia” U-19, Enriko Qosanj , për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Përmeti”,Emiljano Mihali dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Mihali vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkendija” U-19, Alkid Kastrati dhe faljen e masës së gjobës. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Alkid Kastrati vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.