FSHF ka bërë sot publike vendimet e Komisionit të Disiplinës sa u përket aktiviteteve futbollistike të javëve të kaluara, që nuk ishin pasqyruar në aktet e saj në mbyllje të vitit 2024. Dhe ashtu siç pritej, kishte ndëshkime e masa të ndryshme në disa kategori dhe futbollin e moshave.


Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 09.01.2025

KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët e ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Eagle Football, Ermal Peca, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Eagle Football, Mariglen Menaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Osumi, Albano Korra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Tepelena, Ardian Buxaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Skrapari, Elxhiano Memollari, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Skrapari, Erti Bregu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tirana U-17, Pavlo Mandreu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Vllaznia U-17, Alevio Ndoj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Jon Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Arlind Bushi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Vora U-17, Lorik Caka, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Teuta U-19, Adi Kadrimi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Laçi U-19, Leidjon Kacorri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FK Partizani U-17, Aldo Duro, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Lojtari i AF Triumph U-19, Mateo Jakimi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Laberia SK U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-17, kundër KF Shkodra U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Flamurtari FC U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-14, kunder Akademia e Futbollit U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

FC Autokton U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Pasioni U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

FC Ali Demi U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Selaci U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-17, Jurgen Ceku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Tirana Golden Boys B, U-13, Bujar Lubani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Kukësi, U-19,Emiljano Spahiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Julton 5×5, Vilson Mziu, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Shkëndija Tiranë, Luan Pinari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tomori, Xhoel Vrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.