Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka marrë në shqyrtim të gjitha parregullsitë e vërejtura në ndeshjet e fundit, në të gjitha kategoritë. Pasi ka analizuar gjithçka, ka marrë vendimet e mëposhtme:
1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, gjobitet me 100.000 lekë (të reja).
2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, gjobitet me 100.000 lekë
3.KF “Kamza” paralajmërohet se në rast përsëritjeje të dështimit të përmbushjes së detyrimeve në organizimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.
4.KF “Erzeni” paralajmërohet se në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.
5.Zyrtari i KF “Burreli”, Demir Cupi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, pezullohet 8 ndeshje nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
6.Zyrtari i KF “Burreli”, Stavri Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, pezullohet 3 ndeshje nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
7.Zyrtari i KF “Burreli”, Denis Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, pezullohet 3 ndeshje nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
8.Zyrtari i KF “Burreli”, Adhorim Lala, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, pezullohet 3 ndeshje nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
9.Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Pogradeci”, Armir Pura, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Pogradeci”, Luarts Lame, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
12.Zyrtari i KF “Apollonia”, Sokol Argjendari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
13.Lojtari i KF “Bylis”, Alfred Zefi, për provokim të publikut dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, pezullohet 6 ndeshje nga aktiviteti.