Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar pak minuta më parë vendimet në lidhje me ngjarjet e javës së 21-të të kampionatit.

Nga ekipet e Superiores janë dënuar me gjobë nga një milion lekë Skënderbeu dhe Partizani për sharjet mes tifozërive gjatë ndeshjes së fundit në Korçë.

Ka pasur dënime edhe për skuadra të kategorive inferiore dhe sidomos ndaj skuadrave të moshave.

Ja dhe vendimet e plota të Disiplinës:

1 KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2 F.K “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3 Lojtari i KF “Iliria”, Xhorxhian Boci , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4 KF “Tirana B”, paralajmerohet se në rast përsëritje të rasteve të ngjashme do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

5 Lojtari i KF “Maliqi”, Ilgi Bashllari, për përshtymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.f të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6 Lojtari i KF “Memaliaj” Kristi Shehu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7 Lojtari i KF “Elbasani” U-19, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8 Lojtari i KF “Skenderbeu” U-19 Elvis Kocibellinj, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9 Lojtari i KF “Luftetari” U-19, Daniel Buxaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10 Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Alban Hasani, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11 KF “Apollonia” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe për mospërmbushje të përgjegjesive organizative pas përfundimit të ndeshjes kundër KF “Butrinti” U-19 dt.25.02.2018, në bazë të Nenit 51 dhe 65/3 dhe 66/1 të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër)ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lek. Në apilikim të Nenit 136/1.e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

12 Zyrtari i KF “Beslidhja” U-17, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në

bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.