Partizani mer një tjetër goditje të rëndë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.
Klubi kryeqytetas do të humbasë për dy takimet e radhës futbollistët Lorenc Trashi dhe Idriz Batha, ta cilët janë pezulluar nga FSHF për shkak të sjelljes së tyre në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë.
Në një vendim të bazuar qartësisht mbi pamjet filmike dhe raportet pas ndeshjes, pasi gjyqtari në fushën e lojës nuk i ndëshkoi me karton të kuq mesfushorët e Partizanit, lojtarët kanë marrë edhe nga një gjobë të majmë.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.02.2018
Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”, Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.