FSHF ka bërë publike vendimet e Komisionit të Disiplinës, sa i përket ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në Shqipëri.

Kështu, futbollisti Erlis Frashëri është dënuar me 4 ndeshje pezullim për ofendimet kundrejt kryesorit të takimit në takimin ndaj Laçit, ndërsa shumë penalizime janë dhënë edhe për ndeshjen mes Korabit dhe Vllaznisë B.

Presidenti i Korabit, Fehmi Meziu, i cili ka kërcënuar me jetë lojtarin e Vllaznisë B, është ndëshkuar me vetëm 4 ndeshje pezullim.

Vendimet

Lojtari i FK “Kamza”, Erlis Frashëri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet e 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

KF “Kamza”, paralajmërohet se në rast përsëritje të ndërprerjes së një ndeshjes të filluar, do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore të parashikuara nga Neni 55 e vijues i KDS.

Lojtari i KF “Vllaznia B”, Ergi Borshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Korabi”, Ted Laco, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Korabi”, Fehmi Meziu, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke përdorur fjalë fyese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.

Zyrtari i KF “Vllaznia B”, Ervis Kraja, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive ndaj kundërshtarit do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore të Nenit 48/2/a) të KDS.

Lojtari i KF “Iliria”, Flogers Sala, për sjellje jo sportive ndaj zyrarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshjes pezullim nga aktivitetet.

Lojtari i KF “Shënkolli”, Rikardo Dodaj, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Shënkolli”, Rinev Danaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Tirana B”, paralajmërohet se në rast përsëritje të ndërprerjes së një ndeshjes të filluar, do të jetë subjekt i sanksioneve disiplinore të parashikuara nga Neni 55 e vijues i KDS.

Lojtari i KF “Shkëndisë TR”, Andi Hadroj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 4/1/d), dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19 , Sevdai Reci për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 4/1/d), dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i A.F Dinamo U-19, Erison Ago për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d), dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Tomorri” U-19 , për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të lojës, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek. Në zbatim të nenit 136/1/e) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani” U-19 , Senad Hyseni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Senad Hyseni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës së lojtares të FC “Apollonia”, Ina Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtarja Ina Gjoni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës së lojtares të FC “Apollonia”, Klarina Goro dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtarja Klarina Goro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës së lojtarit Emirjon Hajdari dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 12 mujore.

Rrëzimin e kërkesës e KF “Gramozi” si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.