Vllaznia e basketbollit pat bërë një ankesë në Komisionin e Disiplinës pranë FSHB-së për të analizuar disa parregullsi të vërejtur në ndeshjen e luajtur në kryeqytet ndaj Tiranës pak ditë më parë. Sjellje këto të arbitrave të ndeshjes, por edhe të basketbollistit bardhelu Franki Lilaj.

Komisioni është mbledhur sot dhe në fakt në mbledhjen e tij ka shtuar edhe një pikë tjetër, pikërisht deklaratën e trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani pas ndeshjes me Besëlidhjen kur për mediat deklaronte se niveli i arbitrimit në kampionatin shqiptar lë për të dëshiruar.

Si rrjedhojë, në mbledhjen e sotme është dalë me vendimin se ankesa e Vllaznisë për arbitrat nuk është kompetencë e këtij komisioni dhe si rrjedhojë do t’i kalohet atij Teknik të Gjyqtarëve, ndërsa komunikimi fyes i lojtarit të Tiranës Frenki Lilaj nuk mund të vërtetohet.

Por nga ana tjetër, Disiplina “i ka tërhequr veshin” trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani për deklaratat e bëra dhe i ka dhënë një paralajmërim e në rast përsëritje do të ketë ndëshkim për të. Ja vendimet e plota të tij të marra në mbledhjen e sotme:

KOMISIONI I DISIPLINËS VENDIM Nr. 1 Nr. 8 Prot. 29 Janar 2025 Më datë 29 janar 2025, u mblodh Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Basketbollit, nën drejtimin e kryetarit, z. Klevis Kaso, me praninë e anëtarëve, z. Franko Bushati dhe z. Klaudio Ndoja, për shqyrtimin e çështjeve të mëposhtme:

  1. Ankimimi i shoqatës “Vllaznia Basket” në lidhje me ndeshjen KS Tirana vs Vllaznia, zhvilluar më 18 janar 2025, e vlefshme për javën e XII-të të Superligës së Meshkujve;
  2. Deklarata e trajnerit të ekipit Vllaznia pas ndeshjes Vllaznia vs Besëlidhja, zhvilluar më 26 janar 2025, e vlefshme për javën e XIII-të të Superligës së Meshkujve.

Pas shqyrtimit të materialeve përkatëse dhe në bazë të nenit 16.8 të Rregullores së Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, si dhe duke marrë në konsideratë relacionin e vëzhguesit dhe materialet filmike, Komisioni i Disiplinës vendosi:

  1. Përcjellja e materialeve për shqyrtim nga Komisioni Teknik i Gjyqtarëve Materialet që lidhen me ankesën e shoqatës “Vllaznia Basket” për ndeshjen KS Tirana vs Vllaznia, zhvilluar më 18 janar 2025, do të përcillen për shqyrtim pranë Komisionit Teknik të Gjyqtarëve. Komisioni i Disiplinës nuk ka kompetencë për të trajtuar gabime teknike të arbitrimit.
  2. Mungesa e provave për komunikim fyes të lojtarit Frenki Lilaj Ankesa e shoqatës “Vllaznia Basket” lidhur me komunikimin fyes të lojtarit të KS Tirana, Frenki Lilaj, nuk mund të vërtetohet, për këto arsye: Relacioni i Vëzhguesit Teknik për ndeshjen KS Tirana vs Vllaznia, zhvilluar më 18· janar 2025, nuk përmban asnjë referencë për komunikim fyes apo të dënueshëm nga lojtari në fjalë. Pamjet filmike të dërguara nga shoqata “Vllaznia Basket” nuk janë të qarta dhe nuk· përmbajnë prova të mjaftueshme për një gjykim përfundimtar.
  3. Tërheqje vëmendjeje për trajnerin Eni Llazani Komisioni i Disiplinës i tërheq vëmendjen trajnerit Eni Llazani, duke kërkuar respektimin e etikës profesionale në deklaratat publike që mund të dëmtojnë integritetin e FSHB-së. Faqe 2 nga 2 Në rast të përsëritjes së deklaratave fyese, do të aplikohet masa disiplinore sipas nenit 14.10 të Rregullores së Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, që parashikon: “Deklaratat fyese të personave drejtues të shoqatave, trajnerëve, lojtarëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol, të cilat dëmtojnë imazhin e FSHB-së, të bëra publikisht në media apo rrjete sociale – 100,000 lekë gjobë.”

E Drejta për Ankimim Sipas nenit 11.8 të Rregullores së Aktiviteteve Kombëtare të Basketbollit, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 72 orëve nga marrja e vendimit. Ankimi duhet të dorëzohet pranë Komisionit të Apelit të FSHB-së dhe të shoqërohet me vërtetimin e pagesës prej 10,000 lekësh në arkën e FSHB-së. Një kopje e kërkesës së ankimimit i dërgohet palëve të përfshira. Komisioni i Apelit shqyrton çdo vendim të Komisionit të Disiplinës që kontestohet nga palët e interesuara. Vendimet e Komisionit të Apelit mund të ankimohen pranë

Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS). Klevis Kaso Franko Bushati Klaudio Ndoja Kryetar Anëtar Anëtar