Një barazim me Dinamon i ka kushtuar shumë Shënkollit. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj që nga ajo ndeshje, pasojat ndihen.

Dy lojtarë iu dënuan me një vit, një tjetër me 4 ndeshje dhe stadiumi iu “boshatis” për 4 javë. Klubi ka reklamuar me një shkresë vendimet e Komisionit të Disiplinës, por duket se, edhe pse ka kaluar mbi një muaj, nuk kanë marrë përgjigje.

I vendosur para kësaj situate presidenti Artan Djala në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport” përmend shkeljet e bëra.

Reagimi – “Shënkollin e dënon me 4 ndeshje pa tifozë, pasi në fushë pas ndeshjes u fut një futbollist, ndërsa në Tirana-Kukësi, ku u bë gjithë ajo rrëmujë prej tifozëve, dënohet vetëm me dy ndeshje.

Për mua Komisioni aktual i Disiplinës nuk është gjë tjetër, veçse një grupim ryshfetxhinjsh, ose më saktë një komision plehrash. Kështu i vlerësoj unë, por edhe kështu janë, faktet flasin vetë.

Nuk u pëlqen Shënkolli? PO ia ndryshojmë emrin, po ia bëjmë Barcelona”, ka thënë presidenti i Shënkollit për “Panorama Sport”.