Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbledhur sot për të analizuar veprimet dhe sjelljet josportive. Të shfaqura në ndeshjet e javës së kaluar.
Kështu, Partizani, Laçi e Tirana, për shkak të sjelljes josportive të tifozërive të tyre, janë pezulluar për zhvillim me dyer të mbyllura të dy ndeshjeve të ardhshme të skuadrave të Superiores, dhe të vetëm një ndeshjeje për bardheblutë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
2.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3.Zyrtari i KF “Vllaznia”, Ruzhdi Mesi, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimit te Zyrtareve te ndeshjes, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
4.Zyrtari i KF “Vllaznia B”, Ervis Kraja, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të protestave ndaj vendimit te zyrtareve te ndeshjes, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
5.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së radhës pa spektatorë.
6.Lojtari i KF “Shënkolli”, Kristjan Licaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Shkumbini”, Erjon Mustafaraj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Internacional”, Vladimir Saraci, për goditje me koke ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.KF “Përmeti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
10.KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
11.KF “Delvina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
12.Zyrtari A.F “Dinamo”, Ilir Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13.Lojtari i KS “Vlora”, Brigeld Islami, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14.SH.S “Pepa” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
15.KF “Tirana B “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
16.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani”U-19, Eneid Kodra dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Eneid Kodra vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
17.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Laçi”U-19,Elgit Gjinaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Elgit Gjinaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.