Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e ndodhura gjatë fundjavës në Superiore. Më poshtë vendimet e marra nga ky komision i Federatës Shqiptare të Futbollit.
-KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
-KF “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
KF “Teuta”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
KF “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
Zyrtari i KF “Laçi”, Pashk Laska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Skënderbeu”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
KF “Partizani”, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje në fushën asnjëanëse.
KF “Kastrioti”, paralajmërohet se në rast përsërtitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsërtitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
Zyrtari i AF “Teuta” U -17, Jualian Fezga, për sjellje jo sportive me gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për refuzim të largimit nga fusha e lojës, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtari te ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.
Lojtari i AF “Teuta” U -17, Saimir Taci, për dhunë ndaj lojtarit kundështar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF “Teuta” U -17, Arvi Shala, për dhunë ndaj lojtarit kundështar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF “Teuta” U -17, Mateo Kokomani, për dhunë ndaj lojtarit kundështar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
AF “Teuta” U-17, për hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar , në bazë të Nenit 65/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në fushën përkatëse si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0, me KF “Egnatia” U-17 datë 23.12.2018.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ruben Danaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ruben Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Riven Danaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Riven Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Shënkolli”, Artan Djala, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.