Drejton ekipin U13 te Akademise Vllaznia, por Brikeno Bizi eshte pezulluar me plot 8 ndeshje nga aktiviteti, per shkak te sjelljes se gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes.

Ky eshte vendimi i sotem i Komisionit te Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit. Nje vendim disi i çuditshem sepse eshte vetem futboll femijesh dhe ende nuk eshte e qarte se çfare ka ndodhur. Por ja çfare shkruhet ne vendimin e tij:

“Zyrtari i KF Vllaznia, Brikeno Bizi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”.

Ne kete menyre, kur kane mbetur edhe vetem pak jave nga perfundimi i ketij sezoni, duket qarte se pezullimi i trajnerit shkodran do te vazhdoje edhe ne fillimin e sezonit te ardhshem./SHKODRA-SPORT.COM/