Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet e para të këtij sezoni pas përfundimit të javës së parë të Superiores. Tirana, Laçi e Partizani janë protagonistët e kësaj jave të parë teksa janë paralajmëruar pas sjelljeve të gabuara të tifozërive përkatëse.
Ndërkohë, janë dënuar me 2 ndeshje pezullim futbollistët, Vangjel Zguro i Partizanit dhe ëilliam Cordeiro i Laçit për provokim të spektatorëve. Zguroi u përplas verbalisht me stafin teknik të Vllaznisë e më pas me tifozët pranë, ndërsa Cordeiro ofendoi me gishtin e mesit tifozët e Tiranës.
Nderkohe Komisioni i Disiplines ka refuzuar faljen e pjeses se mbetur te denimit per tre futbollistet e Vllaznia U19, te perfshire ne nje sherr ne ndeshjen e kampionatit te kaluar kunder Partizanit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.08.2024:
KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i KF Laci, ëilliam Cordeiro Melo për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Partizani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i KF Partizani, Vangjel Zguropër provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Jozef Marashi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Arkel Likaj të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Gerald Kubazi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.