Komisioni i Disiplinë ka zbuluar së fundmi vendimet e mara në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Presidenti i Bylsiit, Besnik Kapllanaj, është pezulluar me 8 javë për sjellje anti-sportive.

VENDIMET:

1 Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

2 KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 63, 64/1 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3 KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4 Zyrtari i KF Pogradeci, Adrian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5 Lojtari i Flamurtari FC, Krenvioll Kreshpa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6 Lojtari i FK Tomori, Ervis Caco, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7 Lojtari i Brians U-17, Klodian Pjetri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8 Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dhimitër Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9 Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10 Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, midis KF Luftëtari dhe Studenti. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.

11 FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

12 Lojtari i SHS Albpetrol, Behar Balla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13 Lojtari i KF Naftëtari, Ardjan Gega, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14 Lojtari i KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15 Lojtari i KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16 Lojtari i KF Egnatia U-17, Leonardo Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17 Lojtari i KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18 Lojtari i KF Bylis U-17, Kristi Merkaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19 Lojtari i Football Republic U-17, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20 Lojtari i KF Butrinti, Luciano Qurku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21 Lojtari i Tirana B U-19, Xhuliano Markoci, për sjellje josportive dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

22 Lojtari i FC Lushnja U-17, Ronado Bufazi, për dhunë ndaj kundërshtarëve dhe për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23 Lojtari i FC Lushnja U-17, Enea Elezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

24 Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prestige, për rishikimin e vendimit nr. 21, datë03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Pas paraqitjes së fakteve dhe provave të reja, në bazë të nenit 108 të KDS, pika 6 e vendimit nr. 21, datë 02.03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës ndryshohet si më poshtë:

• Urdhërohet riluajtja e pjesës së mbetur të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, me të njëjtin rezultat që ishte në fuqi deri në momentin e ndërprerjes përfundimtare të saj nga ana e zyrtarit të ndeshjes.

• Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës.

• Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.

25 Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të r