Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë në shqyrtim problematikën e ndeshur në kategoritë e ndryshme të garave kombëtare.

Pasi shqyrtoi relacionin e paraqitur nga sekretariati teknik i federatës, mori këto vendime:

1.KF “Luftëtari” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive.

2.KF “Vllaznia” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreve të tij, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive.

3.Lojtari i KF “Gramozi”, Ropi Petrika, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Xhulio Bajrami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 5 ndeshje nga aktiviteti.

5.KF “Elbasani” U-19 paralajmërohet se në rast përsëritje të hyrjes së personave të paautorizuar në fushën e lojës, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive.

6.KF “Besëlidhja“ U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Shkëndija B.T” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

7.KF “Spartaku“ U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3-0.

8.KF “Burreli“ U-17, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Shkodra” U-17, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.

9.Lojtari i KF “Tomorri” U-17, Remino Nazeraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, pezullohet 4 ndeshje nga aktiviteti.

10.KF “Butrinti“ U-17, për mosparaqitje në ndeshje me Sh.S “Pepa” U-17, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.