Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka zbardhur vendimet e ditës së sotme. Ndër to bien në sy pezullimet me dy ndeshje për zyrtarin e Elbasanit, Elton Guranjaku dhe Klaudian Dërvishin e Tiranës, për sjelljen në përballjen e fundit. Po ashtu është pezulluar me katër ndeshje Koço Kokëdhima te Apolonia.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2024
Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Tirana, Klaudian Dërvishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Olimpic Shkodra, Ermir Meti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Eagle Football, Sandorel Limani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Osumi, Mario Manxharaj, për provokim të spektatorëve me xheste ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Gramozi, Alonso Gjata, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Shiroka, Fatmir Axhani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KS Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Turbina, Xhynejt Çutra, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Turbina, Lauren Ismailaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Turbina, Sadik Kovaçi, për provokim të spektatorëve me gjeste ofenduese, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Apolonia Femra, për aktivizimin e një lojtare që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit të Femrave kundër KFF Gramshi, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i FK Apolonia Femra, Maringlen Kule,për aktivizimin e një lojtare që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-21, Gerald Marku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Laçi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër FK Bylis U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Tirana U-14, Redjon Margjeka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
National SP U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14 Grupi A, Zona Rajonale Tiranë, kundër Olimpic Junior U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Kampionët u-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Academy U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i AF Kampionët U-13, Ervin Hysi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Studenti B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Rinia EL U-19, Armando Sadrija, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Driand Dushku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Henri Likaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Albanet U-19, Ertil Kasamaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Albanet U-19, Mario Temali, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Albanet U-19, Alban Stafuka, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Studenti B U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi G, Zona Rajonale Tiranë, kundër EMV Rinia B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Football Republic C, U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13 Grupi C, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Cangu A, U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i Football Republic C, U-13, Klevis Shkëmbi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-19, Franc Brari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Bajrami, U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Tirana C, U-9, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë si dhe për mos respektimin e rregullores së SHRFT, në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9 Grupi B, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Academy U-9, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i KF Tirana C, U-9, Samet Gjoka,për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, në ndeshjen midis KF Butrinti U-17 kundër KF Naftëtari U-17.
Ndeshja e vlefshme për javën e 9 (nëntë) të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë midis Akademia e Futbollit U-14 kundër Flamurtari FC U-14 e cila nuk u zhvillua për arsye objektive, në bazë të nenit 16/3 të KDE, vendoset që ndeshja të riluhet.
Urdhërohet sektori i garave të përcaktojë datën dhe orën e zhvillimit të ndeshjes.
Pranimin e kërkesës së AF Bajrami U-19, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Butrinti, Adriatik Faslli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-16, Angelos Likometi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph U-17, Arbi Dyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.