Komisioni i Disiplinës ka pasur shumë pak punë në mbledhjen e djeshme, e madje ka shqyrtuar një lojtar të skuadrës së Veleçikut si dhe një kërkesë të bërë nga klubi i futbollit të Apolonisë për femra. Ndeshja mes dy ekipeve më të mira në kampionatin e femrave u luajt disa ditë më parë në “Loro Boriçi”.
Fierakët kanë kërkuar që të marin në tavolinë fitoren, edhe pse në Shkodër e kanë humbur ndeshjen me rezultatin 2-0.
Ndërsa, në ndeshjet e Superiores që janë luajtur në mesjavë, nuk ka pasur asnjë vendim nga ana e disiplinorit, pasi, në përgjithësi ka qenë një javë e qetë, ashtu si edhe për kampionatit e U-21.
Ja vendimet që janë marrë dje nga disiplinori pranë FSHF-së…
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KSSH Veleçiku, Suad Bega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, për anulimin e rezultatit 2-0 të ndeshjes Vllaznia Femra – Apolonia Femra dhe caktimin e rezultatit në tavolinë në favor të klubit të Apolonisë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
/Vipsport/