Ditën e sotshme, e cila do të jetë dita e dytë e kampionatit botëror “Katar 2022” do të zhvillohen tri përballje. Një takim do të zhvillohet në kuadër të Grupit A, kurse dy të tjerë në Grupin B.

Fillimisht, nga ora 14:00, Kombëtarja e Anglisë nis rrugëtimin e saj drejt trofeut, duke u sfiduar nga Irani, kundërshtar i Grupit B. “Tre Luanët” janë favoritë për të triumfuar në këtë përballje, si dhe për vendin e parë të grupit.

Kjo ndeshje do të luhet në “Khalifa International Stadium” të Dohas, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të transmetohet në kanalet e RTSH.

Anglia do të vuajë dy mungesa, atë të Maddison dhe Walker, ndërsa Irani nga ana tjetër do të ketë mungesën e Azmoun. Kjo ndeshje do të gjykohet nga një arbitër brazilian, siç është 43-vjeçari Raphael Claus. /Maringlen ZHIVANI/

Angli-Iran, formacionet e mundshme

Anglia (4-2-3-1): Pickford, Trippier, Stones, Maguire, Shaw, Bellingham, Rice, Saka, Mount, Sterling, Kane (kap) Tr: Gareth Southgate

Irani (4-4-2): Beiranvand, Moharrami, Kanaanizadegan, Pouraliganji, Hajsafi (kap), Ghoddos, Ezatolahi, Nourollahi, Jahanbakhsh, Ansarifard, Taremi Tr: Carlos Queiroz

Arbitër: Raphael Claus