Dita e sotme mund të jetë e Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i sulmuesit suedez, Mino Raiola pritet të mbërrijë nga çasti në çast në “Casa Milan” për të përfunduar marrëveshjen e rinovimit të Ibras edhe për një sezon tjetër me kuqezinjtë.

Kontrata e bomberit suedez do të jetë 1-vjeçare deri në vitin 2022 nga i cili do të përfitojë një pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset e paraqitjeve dhe golave të realizuar.

Aktualisht 39-vjeçari është aktivizuar në këtë sezon me Milanin në të gjitha kompeticionet në 25 ndeshje ku ka mundur të realizojë 17 gola dhe duke dhuruar 3 asist.