Sot luhen ndeshjet e tjera të fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjeve të zjarrta të së martës, tani radha është për ndeshjet e së mërkurës, ku do të ketë takime më të forta.
Interi luan në transfertë me Fejnordin në orën 18:45 ndërsa në mbrëmje në orën 21:00 janë tre supersfida.
Bajern Mynih pret Leverkusen ndërsa Barcelona luan në transfertë me Benfikën. Dueli tjetër është PSG-Liverpul.
NDESHJET E SOTME
FEJNORD – INTER 18:45
BAJERN M. – LEVERKUSEN 21:00
BENFIKA – BARCELONA 21:00
PARIS SG – LIVERPUL 21:00