Dita e neserme do te jete e veçante per ekipin e Vllaznise. Ai do te jete i ndare me dysh teksa nje pjese e mire e tij do te udhetoje drejt Burrelit per te luajtur ndeshjen e kupes ndaj skuadres vendase.
Kurse pjesa tjeter do te qendroje ne Shkoder dhe do te vijoje me procesin stervitor te zakonshem duke zhvilluar nje seance paradrekre. Ne kete grup bejne pjese kryesisht titullaret e ekipit, ata qe luajten per 90 minuta ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes.
Te tjeret nderkohe do te nisen drejt Burrelit per te luajtur dhe per te tentuar fitoren ndaj matjaneve, fitore kjo qe do t’u hapte rrugen drejt kualifikimit pastaj per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.
Ne kete grup bejne pjese lojtaret qe kane luajtur me pak deri tani, duke filluar nga portieret Laço e Qarri dhe duke perfunduar tek sulmuesi brazilian Wenderson.
Vllaznia praktikisht ka nje kalendar te mire ne Kupe dhe mund te shkoje e sigurte deri ne gjysmefinale te pakten. Per kete arsye, do te synoje ta nise mbare neser dhe me pas te mendoje per sfidat e tjera.
www.shkodrasport.com