Vllaznia nis sot përgatitjet për duelin e radhës në Kategorinë Superiore, atë kundër Kukësit, ku drejtimin e skuadrës do ta marrë Ervis Kraja, i emëruar deri në fund të sezonit për të zëvendësuar trajnerin e dorëhequr, Ernest Gjoka.

Kraja është njëkohësisht edhe trajneri i Vllaznisë B, e cila për vete luan këtë javë finalen e sezonit me sfidën play-out ndaj Orikut.

Por Kraja pritet të mbulojë të dy detyrat në këto javë të mbetura deri në mbyllje të kampionateve.

Ndaj është vendosur që stërvitja e sotme e Vllaznisë të zhvillohet me të dy ekipet bashkë.

Kraja do të punojë si me Vllazninë A, ashtu edhe me atë B, për të përgatitur dy ndeshjet.

Sigurisht që kjo nuk është situata e më e mirë e mundshme. Por në Shkodër nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër në një periudhë emergjence, pas asaj dorëheqje të papritur të Gjokës, i cili me veprimin e tij duket se ka dëmtuar dy ekipe njëkohësisht. /vipsport/