Ditën e djeshme, lojtarët shqiptarë që luajnë në Rumani kanë zbritur në fushën e lojës.
Enriko Papa e ka nisur si titullarë ndeshjen, ndërsa Realdo Fili është aktivizuar në pjesën e dytë.
Botoshani ku militojnë Papa e Fili ka luajtur në fushën e vet me skuadrën e FCSB dhe kanë qenë këta të fundit që kanë triumfuar me rezultatin 0-2.
Ndërkohë që në ligën e dytë rumune, Armando Vajushi ka shënuar gol, madje skuadra e tij Petrolul ka fituar 0-4 në transfertë ndaj Panduri, me shkodranin që e ka nisur si titullarë dhe po bën paraqitje të mira.