Sonte në mbrëmje Milani luan në Greqi ndaj Olimpiakosit në kuadër të ndeshjeve të fundit të Ligës së Europës. Kuqezinjtë nuk duhet që të humbasin sonte në Greqi në mënyrë që te presin një biletë për në turin tjetër të këtij turneu.

Por, më shumë rëndësi se ndeshja, ka edhe vendimi që UEFA pritet të marrë për kuqezinjtë. Pak muaj më parë, institucioni më i lartë i futbollit në Europë vendosi që Milani të përjashtohej nga Europa për shkak të shkeljes së rregullave të ‘Fair Play Financiar’ ndërkohë që KAS-i vendosi që ta rikthente në Europë.

Sakaq, nesër në UEFA do të ketë sërish mbledhje për një vendim karshi Milanit dhe këtë radhë pritet që kuqezinjtë ta kalojnë vetëm me një gjobë, por që me shumë gjasa do të jetë e majme.

Një eliminim i mundshëm sonte, do të ishte goditje e dyfishtë për Milanin. /VipSport/