Dita e sotme ka qene e veçante per futbollisten e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare, Megi Doçin. Ajo ka festuar 23 vjetorin e lindjes bashke me njerezit e saj te dashur por nderkohe gjate gjithe dites ne adrese te saj nuk kane reshtur urimet.

Ne kete kontekst nuk ka munguar edhe urimi i Federates Shqiptare te Futbollit qe i ka uruar edhe 100 vite te tjera te lumtura kesaj futbollisteje.

Kujtojme se Doçi eshte golashenuesja me e mire ne historine e futbollit shqiptar te femrave, teksa ka shenuar deri tani rreth nje numer shume te madh golash ne kampionat, nderkohe qe per vitin 2018 nga nje shoqate nderkombetare qe merret me statistikat e futbollit te femrave, eshte shpallur golashenuesja me e mire ne bote.

Njekohesisht gjate vitit te kaluar mori edhe “Topin e Arte” nga FSHF si futbollistja me e mire e vendit, kjo pas votimit te drejtuesve te ekipeve pjesmarrese ne kampionatin tone kombetar. Sot gjithsesi eshte dite feste per Doçin dhe “Shkodra Sport” me kete rast i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura asaj!
www.shkodrasport.com