Data 1 nëntor është shumë e rëndësishme për çiklistin e Vllaznisë Bruno Kola. Ai sot ka ditëlindjen dhe feston 18 vjetorin e lindjes. Një moment që padyshim ai do ta ndajë me njerëzit e tij të dashur por edhe me shokët e ekipit.
Duhet thënë se kemi të bëjmë me një grup çiklistësh thuajse të gjithë të së njëjtës moshë të cilët prej 3-4 vitesh kanë fituar çdo gjë që u ka dalë përpara duke na dhënë shpresën e ringritjes së këtij sporti sërish në Shkodër, njëlloj si në periudhën e Tafilëve, Sykës etj.
Dhe në krye të këtyre djemve është kapiteni Bruno Kola, ai që i udhëheq këto çiklistë. Tashmë për të dhe gjithë pjestarët e tjerë të këtij ekipi nis një etapë e re, ajo e më shumë përgjegjësive dhe ai padyshim që është i vetëdijshëm për këtë gjë.
© shkodrasport.com