Ndonëse nuk i është dhënë rëndësia e duhur nga FSHF, Kolegjiumi i arbitrave të Shkodrës ka qenë një nga më të mirët gjithë këto vitet e fundit. Funksion në mënyrë model, ka një kryesi të rregullt, bën analiza të rregullta dhe mbi të gjitha ka krijuar edhe një Akademi për arbitrat e rinj, e para në Shqipëri kjo gjë.
Të gjitha këto kanë ndodhur gjatë këtyre viteve që kryetar i tij është pikërisht Dritan Salaj. Ai e drejton këtë kolegjium prej 5 vitesh dhe gjërat kanë shkuar në mënyrën e duhur. Kuptohet që ka ende për të përmirësuar megjithate e rëndësishme është që aty bëhet një punë e mirë.
Sot ndërkohë do të ketë një “mbledhje” të veçantë për Kolegjiumin e Shkodrës. Nuk do ketë as analizë dhe as mbledhje por do të mblidhen të gjithë për të festuar ditëlindjen e kryetarit të tij Dritan Salaj.
Ai feston 42 vjetorin e lindjes dhe me siguri që këtë gëzim përveçse me familjarët, do ta ndajë edhe me kolegët dhe arbitrat, të cilët janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij. Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura atij!
© shkodrasport.com