Kylian Mbappe nuk është në ditët e tij më të mira. Sulmuesi francez mbrëmë u kthye në fushë pas dëmtimit që pësoi me Alaves, por nuk ishte vetvetja.

Mbappe mungoi në derbin me Atletico Madrid (1-1), por e nisi nga stoli në ndeshjen kundër Lille. Kur zbriti në fushë, hasi në probleme. Nuk dha thuajse asgjë.

Real Madrid humbi 1-0 dhe Mbappe regjistroi një rekord negativ. Ai nuk bëri asnjë goditje drejt portës. Kjo është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë me fanellën madrilene./telesport/