Vllaznia nuk i gezoi dje pasdite tifozet e saj me nje fitore ndaj Partizanit, por ne fakt keta te fundit jane mbledhur sot dhe kane festuar gjate.
Kete here jane mbledhur per ditelindjen e njerit prej tyre, Nderim Grabollit, ose siç e njohin te gjithe “Nero dobraçjani”. Ne ambjentet e “Grand Hotel Europa” kane qene tifoze te brezave te ndryshem, duke filluar nga Tut Rrahmani, Gezim Çoçja, Asllan Muça, pjestar te grupimit “Vllaznit Ultras”, por edhe te grupimit “Power 12”.
Ata kane qendruar gjate duke kenduar e festuar dhe natyrisht qe i gjithe dekori ka qene kuqeblu, ashtu si dhe kenget e kenduara herepashere nga orkestra,
Ketij ambjenti ne fakt i jane bashkuar edhe disa prej futbollisteve si Gurishta, Cisse dhe Elom, nderkohe qe tifozeve i eshte bashkuar edhe biznesmeni i njohur dhe kandidati per deputet Agron Çela.
Te gjithe te pranishmit i kane uruar Neros per ditelindjen dhe po ashtu, te gjithe edhe kane shprehur deshiren qe Vllaznia, skuadra e tyre e zemres, te fitoje titullin e 10-te kampion sivjet. Nderkohe edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron ketij tifozi edhe 100 vite te tjera te lumtura! /SHKODRA-SPORT.COM/