Ndeshja e djeshme Vllaznia- Partizani ka perkuar edhe me pervjetorin e 76-te te lindjes se njerit prej kolloseve te futbollit shkodran e shqiptar- Sabah Bizit. Nje koincidence e bukur sepse ai ka luajtur me te dy keto ekipe gjate karrieres se tij.

Vete ai kishte shprehur deshiren qe te ishte i pranishem ne stadium per ta ndjekur kete ndeshje dhe si rrjedhoje para fillimit te saj eshte zhvilluar edhe nje ceremoni e shkurter per ta nderuar ate.

Perfaqesuesit e te dy klubeve, presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi dhe drejtori i pergjithshem i Partizanit Olsi Rama, i kane dhuruar atij fanellat respektive te ketyre dy ekipeve, fanellat me numrin 9 me te cilin Sabah Bizi ka luajtur gjate karrieres se tij.

Klubi shkodran edhe sot i ka kushtuar vemendjen e duhur kesaj ceremonie duke publikuar disa foto te saj dhe me tekstin e meposhtem:

“Diten e djeshme para ndeshjes Vllaznia- Partizani, patem fatin te kemi mes nesh dhe t’i festojme ditelindjen ikones se futbollit shkodran dhe shqiptar- Sabah Bizi. Futbollistit qe beri histori duke luajtur me Vllaznine, Partizanin dhe kombetaren shqiptar. Paç jeten e gjate “Nderi i Kombit” Sabah Bizi!