Teuta është duke u përgatitur për kryendeshjen që do të zhvillojë me skuadrën e Partizanit ditën e shtunë në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët si edhe dihet do të kenë mungesat e Beqjas në mbrojtje dhe Prognit në mesfushë.

Trajneri Blendi Shkëmbi, nisur edhe nga forma e mirë e lojtarëve si: Boubakar, Vecaj e Kruja e ka gjetur zgjidhjen, ndërsa skuadra sot ka pasur disa momente gëzimi, madje të gjithë stafi dhe skuadra kanë festuar 22-vjetorin e mbrojtësit shkodran Esin Hakaj.

Ky i fundit për afro dy muaj qëndroi larg fushave të blerta për shkak të një dëmtimi, ndërsa tashmë është rikthyer dhe është gati e me shumë gjasa për ta nisur si titullarë ndaj ish-skuadrës së tij, Partizanit.

Hakaj pritet që të luajë në linjën e majtë të mbrojtjes, aty ku është edhe pozicioni tij natyral. Ditelindja e tij duket se ka ardhur ne momentin e duhur dhe tashme duhet pritur ta shohim ne fushe duke treguar edhe njehere vlerat e tij.