Dita e sotme ka qenë festë në klubin e Vllaznisë. Këtë festë e sjell pikërisht mbrojtësi i talentuar i ekipit shkodran, Flori Spahija. Ky i fundit festoi sot ditëlindjen e tij të 22-të.
Sigurisht urimi nuk mund të mungonte as nga klubi ku ai luan. “Gëzuar ditëlindjen Flori Spahija! Edhe 100 vite të lumtura dhe plot suksese me fanellën kuqeblu!”, shkruan Vllaznia në faqen zyrtare.
Kujtojmë që këtë sezon, Spahija është aktivizuar në 3 ndeshje me ekipin A të Vllaznisë, me një total prej 62 minutash. Në këto sfida të luajtura, ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Ai ka kaluar disa momente te veshtira kohet e fundit si pasoje e nje demtimi te pesuar dhe per kete arsye ndodhej prej kohesh larg skuadres, por kjo ditelindje duket se vjen ne momentin e duhur. Gjendja e tij eshte permiresuar dhe Spahija eshte bashkuar me skuadren ne stervitje, çka do te thote se do te jete nje alternative me teper per trajnerin Brdariç.
Fakti qe Yago po kalon nje gjendje jo te mire dhe si rrjedhoje ne disa raste si mbrojtes i majte eshte aktivizuar Çoba, do te thote se me rikuperimin e Spahijes mund t’i jepet atij shansi per te treguar edhe njehere vlerat e tij me te mira.(www.shkodrasport.com)