Prej një muaji pritej që në ditët e para të muajit korrik të kishte zhvillime tek Vllaznia, zhvillime këto të kushtëzuar edhe nga vendimet që do të merreshin në Asamblenë e Përgjithshme të saj.
Por në fakt, Asambleja u mblodh, madje dy herë dhe ajo çka doli prej saj nuk ishte asgjë që ka të bëjnë me të ardhmen e kuqebluve.
Prej këtyre mbledhjeve nuk doli asnjë konkluzion se si duhet vepruar për të ardhmen dhe kur do të bëheshin lëvizjet e para. Kjo gjë ka krijuar një situatë të paqartë tek skuadra shkodrane.
Këshilli Mbikëqyrës është i paplotësuar me numrin e duhur të anëtarëve të tij, mungon administratori, mungon drejtori sportiv dhe po ashtu mungon edhe trajneri.
E çuditshme por edhe në media po flitet gjithnjë e më pak për Vllazninë. Mbase vëmendja e të gjithë është përqendruar tek Kampionati Botëror por ky nuk është justifikim.