Pasditen e djeshme ka drejtuar te paren ndeshje ne krye te pankines se Burrelit. Ndonese miqesore ajo ndaj Vllaznise, Ditmar Bicaj ka ndjere emocione, edhe per faktin se ndeshej me nje prej skuadrave me te cilat ka luajtur gjate karrieres se tij si futbollist. Por tashme eshte trajner dhe ka pergjegjesi tjeter.
Lezhjani qe do te drejtoje matjanet ne sezonin e ri ka folur per mediat pas ndeshjes se djeshme (e cila u fitua 1-0 nga Vllaznia) duke u ndalur tek miqesorja, por edhe pergjegjesia qe ka marre persiper per drejtimin e kesaj skuadre. Ai eshte shprehur po ashtu se ka marre shume keshilla nga i ati, trajneri i njohur Vasil Bicaj.
“Kur bëhet fjalë për Shkodrën, të gjithë kemi emocionet tona, vijmë me shumë kënaqësi. E falenderoj shumë klubin Vllaznia për mikëpritjen. Ishte një ndeshje që na ka shërbyer shumë. Jemi një ekip që vjen nga Kategoria e Parë dhe luajmë ndaj një ekipi të madh me shumë pretendime siç është Vllaznia dhe duhet të nxjerrim anët më pozivitive gjatë këtyre takimeve.
Deri diku mund të them i kënaqur për mënyrën si e kishim përgatitur ndeshjen. Megjithatë është ndeshja e parë për ne. Kishim përballë një kundërshtar jashtëzakonisht shumë të fortë. Vitin e kaluar u tërhoqa nga futbolli. Pata një eksperiencë rreth 4-mujore te Flamurtari si trajner i dytë. E kam me pasion. është një punë e vështirë, por mua më pëlqejnë sfidat dhe e kam me shumë kënaqësi.
Objektivat janë që të jemi të 6-shja e parë, pasi sezonin e kaluar ekipi siguroi mbijetesën. Pse jo të provojmë edhe në play-offin për t’u ngjitur në Supërligë. Kam marrë gjithmonë këshillat e babait, i kam ‘vjedhur’ disa sekrete profesionale dhe dije, të cilat do të më ndihmojnë për brezin e ri të futbollistave”- eshte shprehur Ditmar Bicaj./www.shkodrasport.com/