Ditmar Bicaj ka folur pas ndeshjes miqësore mes Teutës dhe Skënderbeut. Qendërmbrojtësi i durrsakëve ishte pranë largimit nga “Djemtë e Detit”, megjithatë tashmë duket se ka ndërruar mendje.

Në një prononcim për Supersport, ai ka treguar që ka marrë mbështetjen e presidencës për t’u mos larguar deri në fund të këtij sezoni. Ndaj thekson që do të qëndrojë në Durrës.

“Po punoj shumë për të arritur atë formë që kisha deri në fund të nëntorit. Një problem fizik bëri që të mos ta dëmtoj ekipin në 4 ndeshjet e fundit, ndaj s’jam aktivizuar. Më pëlqen që ta mbyll këtë vit këtu. Kam marrë mbështetjen e stafit dhe të presidencës. Nuk e shoh të arsyeshme të lëviz“, është shprehur ai.

Teuta duhet thene se po ben nje paraqitje shume te mire kete sezon dhe padyshim qe ne gjysmen e dyte te tij do te kete nevojen e te gjithe lojtareve prandaj dhe drejtuesit nuk kane nder mend te largojne askend por po synojne perforcime te tjera.