Emerimi i tij eshte bere para disa kohesh, por vetem sot eshte zyrtarizuar. E kemi fjalen per trajnerin e ri te skuadres se Burrelit, i cili eshte nje emer i njohur i futbollit shqiptar, pikerisht Ditmar Bicaj.
Ish- mbrojtesi i disa skuadrave te kampionatit shqiptar, perfshi ketu edhe Vllaznia, Skenderbeu, Tirana, Partizani, Teuta etj, tashme ka nisur rrugetimin e ri si trajner dhe pervojen e tij te pare do ta kete ne Burrel ku do te drejtoje skuadren e ketij qyteti e cila eshte pjesmarrese ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Bicaj eshte prezantuar sot nga kryebashkiaku i Matit Agron Malaj qe eshte njekohesisht edhe president i klubit si dhe nga drejtori teknik Klevis Gjoka. Kuptohet qe pritshmerite per skuadren ne sezonin e ri jane te medha dhe per kete arsye kane zgjedhur nje emer te rendesishem per pankinen.
Lezhjani ne fakt per pak kohe punoi edhe ne stafin e Flamurtarit, por u largua prej aty dhe tashme do te kete pervojen e tij te pare si drejtues pankine ne Burrel.
Synimet jane per nje paraqitje te mire ne kampionatin e ri dhe pse jo me pretendime per ngjitjen ne Superiore. Trajneri Bicaj u ka paraqitur drejtuesve te klubit nje liste me lojtaret qe ai deshiron te kete ne skuader dhe nese keto ardhje behen realitet, atehere pritshmerite do te jene te medha./www.shkodrasport.com/