Lajme të mira për ekipin e Vllaznisë në volejboll për meshkuj. Me të ditët e fundit në stërvitje është bashkuar edhe volejbollisti shkodran Ditmir Rrashketa. Ky I fundit prej katër sezonesh ka qenë pjesë e Studentit me të cilin është shpallur edhe katër herë rresht kampion I vendit por tashmë duket se ka vendosur të kthehet në qytetin e tij. Kujtojmë që Rrashketa është edhe anëtar I ekipit kombëtar dhe kuptohet që është një përforcim shumë I rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja.
Vllaznia në fakt prej shumë vitesh vuan nga largimi I lojtarëve cilësorë dhe mbase ky rikthim I Rrashketës është një sinjal se diçka mund të ndryshojë për mirë. Dy sezone më parë pati një tentativë nga drejtues të klubit por edhe dashamirës e ish- sportistë për të bërë diçka të mirë, shoqëruar edhe me marrjen e disa lojtarëve të huaj, por ajo tentativë nuk shkoi siç duhet. Mbase kthimi tashmë I Rrashketës apo dhe I ndonjë shkodrani tjetër që luan me ekipet e tjera, por edhe blerja e një apo dy volejbollistëve të huaj, mund të bënin atë që Vllaznia në sezonin e ri të ishte pretendente serioze për fitimin e titullit kampion. Kujtojmë që ky ekip asnjëherë në historinë e tij nuk ka arritur të shpallet kampion ndonëse pjesë e tij kanë qenë kollosë të volejbollit shqiptar. Mbase ky moment po vjen tashmë dhe kthimi I Rrashketës është vetëm sinjali I parë për këtë gjë.
Gjergj KOLA