Veleçiku ia arriti te siguronte qendrimin serish ne kategorine e pare fale edhe fatit ndoshta sepse permbysi disavanazhin ndaj Maliqit pikerisht me dy gola te shenuar ne minutat shtese te ndeshjes.

Ndonese nuk shenoi, Ditmir Ujkaj ka qene protagonisti kryesor i ketij suksesi dhe jo me kot ka marre edhe vleresimet e specialisteve. “Shkodra Sport” e ka intervistuar kete lojtar duke e pyetur edhe per te ardhmen teksa vete ai eshte shprehur se tashme e sheh veten larg Veleçikut. Ndiqni me poshte intervisten e tij dhene per gazeten tone:

– Ditmir ishit protagonist ne ndeshjen e fundit te kampionatit duke ndihmuar Veleçikun qe te qendronte serish ne kategorine e pare. Jeni i lumtur per kete?

Po, jam i lumtur. Ia dolem ne nje ndeshje shume delikate dhe arritem ta permbysim rezultatin ne pese minutat e fundit, edhe pse ishim me 10 lojtare ne fushe. Ajo ndeshje ka patur brenda shume emocione dhe kur ne fund kurorezohesh me sukses, padyshim qe eshte nje kenaqesi e madhe.

– Kthehesh si protagonist per Veleçikun pas nje mungese te gjate…

Eshte e vertete. Dy muajt e fundit nuk jam stervitur per shkak te nje demtimi ne gju. Por duke ditur rendesine e kesaj ndeshje, mendova te rrezikoj dhe te jem pjese e ekipit. Ishte nje ndjesi e jashtezakonshme, pasi shpresat e fitores thuajse po shuheshin, por ndodhi mrekullia.

– Si ka mundesi qe Veleçiku prej tre vitesh shpeton vetem ne ndeshjen e fundit?

Une dua te ndalem vetem tek ky sezoni qe sapo u mbyll. Ne paraqitjet jo te mira, ne rradhe te pare ka ndikuar fusha ngaqe i luajme ndeshjet ne Shkoder dhe jo ne Koplik. Por gjithashtu kete sezon ishim mjaft mire para pandemise, por pasi rifilloi kampionati u demtuan shume lojtare te formacionit dhe ndeshjet nuk shkuan ashtu siç pritej.

– Si e shikoni sezonin e ardhshem?

Nw anwn personale po mendoj largimin nga skuadra duke parw edhe disa oferta tw mira qw kam. Pwr sa i pwrket Veleçikut, besoj se me 3-4 lwvizje nw merkato, nuk do ta ketw tw vwshtirw tw sigurojw qwndrimin nw kategori.

– Thate qe do t elargoheni. Keni nje destinacion?

Akoma nuk e kam vendosur, por po bisedoj si me ekipe te kategorise se pare ashtu edhe per ne Superlige. Menaxheri im po punon ne kete drejtim dhe te shohim tani se çfare do te ndodhe.
www.shkodrasport.com